Sulm në një xhami të Tiranës: Qëllonte këdo që i dilte para”, detaje(video)
Rajoni dhe Politika

Sulm në një xhami të Tiranës: Qëllonte këdo që i dilte para”, detaje(video)

19.Apr.2021 16:26
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Tiranë, kur një person është futur në ambientet e xhamisë te Rruga e Kavajës në Tiranë duke plagosur me thikë 5 persona.

Personi që ka hyrë në xhami është identifikuar si Rudolf Nikolli. Ai është neutralizuar dhe arrestuar nga policia si dhe është sekuestruar dhe arma e ftohtë thika me të cilën ka plagosur 5 persona.

“Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas. Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan ora news.

Komandant "Lleshi" me memorial në jug të Serbisë: A mund të përsëritet “skenari i Preshevës”?
Fazliji nga Presheva: Refuzimi i Zvicrës e vështirë, por të luash për Kosovën është diçka e madhe (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration