Tabanoc-Preshevë: Zaev-Vuçiq, mbërrin dërgesa e parë e vaksinave kundër COVID-19 nga Serbia
Rajoni dhe Politika

Tabanoc-Preshevë: Zaev-Vuçiq, mbërrin dërgesa e parë e vaksinave kundër COVID-19 nga Serbia

14.Feb.2021 16:41
0

Dërgesa e parë prej 4.680 vaksinave kundër COVID-19 nga Serbia arriti në Maqedoninë e Veriut në vendkalimin kufitar Tabanoc.

Në pranim-dorëzimin e vaksinave mori pjesë delegacioni i Serbisë i udhëhequr nga presidenti, Aleksandar Vuçiç ndërsa mysafir i tij ishte kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Pas pranim-dorëzimit të vaksinave kryeministri Zaev dhe presidenti Vuçiç mbajtën konferencë për media, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Zaev, duke theksuar se dërgesa e parë e 4.680 vaksinave nga Pfizer është një akt i çmuar miqësie nga Serbia, tha se Republika e Serbisë dhe populli serb ndajnë vaksinat e tyre në solidaritet me popullin e Maqedonisë së Veriut.

"Paketa prej 4.680 vaksinave nga gjithsej 8.000 vaksina është shprehje e një miqësie dhe fqinjësore për ndihmë dhe ndihmë të parë për qytetarët maqedonas derisa të mbërrijnë vaksinat që ne i porositëm", tha Zaev.

Ai theksoi se kjo krizë planetare ka nxjerrë më të mirën nga njerëzimi që është bashkëpunimi, miqësia dhe solidariteti. Kryeministri Zaev tha se kjo ngjarje është rezultat i miqësisë dhe mbështetjes së ndërsjellë midis popujve dhe shteteve.

"Ky solidaritet dhe mbështetje është një shprehje e traditës në rajon e cila sërish është në skenë. Dhe, kjo është dora e parë për të ndihmuar fqinjin më të afërt. Ky akt i forcon dhe u jep një perspektivë të ndritshme marrëdhënieve midis Maqedonisë dhe Serbisë", tha Zaev.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në konferencën për media tha se Serbia nuk ka interes tjetër përveç se të tregojë miqësi ndaj popullit maqedonas dhe gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

"Një mik i vërtetë është ai që do të ndihmojë kur je në situatë të vështirë, kur ke probleme, kur ke nevojë për diçka, jo kur e keni lehtë dhe mirë", tha Vuçiç.

Presidenti Vuçiç duke theksuar se kjo është një dhuratë e thjeshtë, tha se ai beson se kjo sasi e vaksinës do të jetë e mjaftueshme për shumicën e personave që punojnë në zonat e COVID dhe personat që janë më të rrezikuar.

Dërgesa e vaksinave nga Serbia duhej të mbërrinte disa ditë më parë por u shty për shkak të arsyeve teknike, për shkak të harmonizimit të dokumentacionit teknik.

Bëhet fjalë për 8.000 vaksina nga "Pfizer" që Serbia i jep Maqedonisë së Veriut.

Në Bujanoc regjistrohen 4 raste të reja pozitive me Covid-19
Vuçiç nga kufiri Preshevë- Tabanoc: Kufiri Miratoc-Llojan do të hapet (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration