Selakoviq: Kemi prezantuar para Lajçak pozicionin e Serbisë karshi dialogut
Rajoni dhe Politika

Selakoviq: Kemi prezantuar para Lajçak pozicionin e Serbisë karshi dialogut

05.Mar.2021 08:05
0

Thelbi i qëndrimit të Beogradit në çështjen e marrëdhënieve me Prishtinën është se një kompromis është i domosdoshëm, i cili nënkupton një qasje serioze, kështu që asnjëra palë nuk do të merrte gjithçka, por që të dyja të marrin mjaftueshëm. 

Kështu u deklarua ministri i jashtëm serb, Nikolla Selakoviq në Berlin.

Siç raporton Tanjug, Selakoviq është shprehur se ka prezantuar para Lajçak pozicionin e Serbisë karshi dialogut.

“Ne diskutuam çështjen e rëndësishme të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, dialogun në fushën e normalizimit të marrëdhënieve dhe unë prezantova pozicionin e Serbisë dhe shpreha mbështetjen për Përfaqësuesin Special Mirosllav Lajcak”, tha Selakoviq pas një takimi që pati me homologun gjerman Heiko Maas në një konferencë të përbashkët për shtyp. 

Selakoviq është shprehur se kompromisi nënkupton qasje serioze ku të gjitha palët marrin mjaftueshëm.

“Kompromisi nënkupton një qasje serioze, për të qenë në një situatë ku asnjëra palë nuk merr gjithçka dhe të gjithë marrin mjaft”, shtoi ai, transmeton Klan Kosova

Ai deklaroi se bisedimet mbi këtë temë duhet të vazhdojnë, gjë që, thotë ai, është e rëndësishme në agjendën evropiane të Serbisë, por është gjithashtu e rëndësishme për stabilitetin e rajonit.

Zyrtare: Gjuha turke lëndë me zgjedhje në shkollat shqiptare, atje do të mësohet shqip
Ministri gjerman për Ballkanin: Diskutimet për ndryshimin e kufijve nuk na çojnë përpara
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration