Murati: Për t’u bashkuar me Shqipërinë, Kosova fillimisht duhet ta përfundojë dialogun me Serbinë
Rajoni dhe Politika

Murati: Për t’u bashkuar me Shqipërinë, Kosova fillimisht duhet ta përfundojë dialogun me Serbinë

03.Mar.2021 07:22
0

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim Kombëtar, Valon Murati ka thënë se për të shkuar drejt rrugës për bashkim kombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, fillimisht duhet të përfundojë dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Murati konsideron se ne duhet t’i zgjidhim problemet me Serbinë, e pastaj të flitet për bashkim kombëtar, kohë në të cilën beson se Murati do të jetojë.

 

“Para se me fol për bashkim kombëtar, ne duhet t’i zgjedhim problemet me Serbinë. Për me ardhë deri aty te bashkimi kombëtar, që unë besoj kemi me ardhë sepse s’ka zgjidhje tjetër, ne duhet të shkojmë përmes kësaj marrëveshje (me Serbinë)”, ka thënë Murati në emisionin Pressing të T7,

Gjatë ditës pati reagime të shumta rreth kësaj teme sepse Kurti tha që Kosova nuk mund të bashkohet me Shqipërinë për shkak se nuk e lejon kushtetua e saj gjatë vizitës së tij në Lezhë të Shqipërisë. Edhe pse, Kurti gjatë rrugëtimit të tij politik, këtë temë e pati shndërruar në kauzë.

“Fatkeqësisht kushtetua e Kosovës e ka një kundërthënie, neni 1.1 thotë se Kosova është shtet I pavarur, ndërsa, neni 1.3 na e ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Në këtë kuptim, pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë Kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur, por njëkohësisht paraqet pengesë për integrime siç është ai Evropian. Në Kosovë nuk kemi ligj për referendum dhe nuk e ndryshojmë Kushtetutën, por pa dyshim se kjo është intenca historike dhe dëshira e shqiptarëve”, ka thënë Kurti në Lezhë.

Lajmërim për zvoglimin e personelit shëndetësorë në Shërbimin Emergjent në Bujanoc
Beteja e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përndjekja politike e shqiptarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration