Grenelli Ischingerit: Jam i lumtur të krahasoj progresin tonë me tuajin kur të dëshironi
Rajoni dhe Politika

Grenelli Ischingerit: Jam i lumtur të krahasoj progresin tonë me tuajin kur të dëshironi

06.Mar.2021 07:32
0

Ish-emisari i ish-presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka reaguar ish-diplomatit gjerman Wolfgang Ischinger pasi që ky i fundit i tha Grenellit se mandati i tij ka skaduar duke e këshilluar që t'ia lë Kosovën njerëzve të saj.

Përmes një postimi në "Twitter", Grenelli e akuzon Ischingerin duke i thënë se i ka dhënë iranianëve dhe rusëve një platformë që ata nuk e meritojnë.

 

"Wolfgang, ju jetoni duke dhënë këshilla mbi politikën e jashtme. I keni dhënë iranianëve dhe rusëve një platformë që nuk e meritojnë", ka shkruar ai.

Grenelli po ashtu i drejtohet Ischingerit duke i thënë që të mos ua mbyllë gojën "homoseksualëve", teksa shton se është i gatshëm të krahasojë progresin e tij me të ish-diplomatit gjerman.

"Mos i heshtni homoseksualët nga pjesëmarrja në diëka që ju lirshëm e bëni. është homofobe. Jam po ashtu i lumtur të krahasoj progresin tonë me tuajin kur të dëshironi", ka thënë Grenelli.

Njoftimi nga komuna e Bujanocit: Çka punon gjatë fundjavës
23-vjetori i Epopesë së UÇK-së, vlerësohet sakrifica e familjes Jashari (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration