Aliu: Produktiviteti më i rëndësishëm se numri i deputetëve, lista pa ndikim në qeverisjen lokale
Lokale

Aliu: Produktiviteti më i rëndësishëm se numri i deputetëve, lista pa ndikim në qeverisjen lokale

28.Jan.2020 09:18
0

Armend Aliu, zëvendës kryetar i Alternativës për Ndryshim dhe një nga kandidatët potencial për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Serbisë thotë se numri i deputetëve të fituar është më pak i rëndësishëm se unifikimi politik.

“Mendoj që më i rëndësishëm është unifikimi dhe produktiviteti se sa numrat që ne sot mundë të supozojmë, çdo përfaqësues që del nga lista e përbashkët për zgjedhjet parlamentare është më produktiv dhe cilësor se sa emrat e përveçëm që kemi pasur”, theksoi për Titulli.com, Armend Aliu.

Ndërsa duke folur për reflektimin e këtij uniteti në nivelin lokal, Aliu i i cili mbanë edhe pozicionin e zëvendëskryetarit të komunës së Preshevës u shpreh se nuk ka kurrfarë ndikimi me partnerin qeverisës.

I pyetur nga Titulli.com  se  çfarë reflektimi mundë të ketë kjo në nivelin lokal në Preshevë, Armend Aliu tha se formulimi i pyetjes është me paragjykime dhe bazohet ne konspiracion politik të oponentëve  politik.

“Meqë në nivelin e pushtetit lokal,  lista e përbashkët për deputet nuk ka kurrfarë reflektimi në vendime dhe aleanca partneriteti e aq më pak influencë gjithëpërfshirëse në marrëveshjen tonë që kemi firmosur me partnerin qeverisës, besoj që është mirë të mos krijojmë mjegulla duke fabrikuar lajme dhe konspirime politike”, deklaroi Aliu.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë një takimi më 16 janar në Tiranë me përfaqësues politik nga Bujanoci dhe Presheva nënshkroi marrëveshjen që  të bashkohen në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Përbërja e listës akoma nuk është vendosur ndërsa e kanë nënshkruar AP, PVD, PD, LPD dhe grupi qytetarë LR-PDSH./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration